Vedat Muriqi vendimtar në fitoren e Mallorcas kundër Real Madridit

Vedat Muriqi vendimtar në fitoren e Mallorcas kundër Real Madridit

Skuadra e Mallorcas ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Real Madridin me rezultat 1-0, në ndeshjen e javës së 20-të të La Ligas.

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ishte vendimtar në këtë fitore, pasi goditja e tij, u devijua më pas nga Nacho, dhe përfundoi në rrjet në minutën e 13-të të ndeshjes, shkruan IndeksOnline.

Reali kishte mundësinë për tu kthyer në lojë, por Asensio në minutën e 59-të humbi penalltinë, ku goditja e tij u ndal nga portieri Rajkovic.

Kjo është një humbje e hidhur për klubin mbretëror, pasi mbetet pesë pikë larg Barcelonës, e cila mund të thelloj diferencën, ku sonte e pret Sevillan në ”Camp Nou”.

Në anën tjetër, Mallorca me këtë fitore ngritet në pozitën e 10-të me 28 pikë.

MARKETING