Vedat Muriqi reagon pas tërmetit në Turqi: Lutjet e mia janë me ju
![Vedat Muriqi reagon pas tërmetit në Turqi: Lutjet e mia janë me ju](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2023/02/vedat.jpg)
Turqia përjetoi një tërmet të fuqishëm në mëngjesin e sotëm duke lënë shumë viktima dhe dëme materiale.
Në Turqi ishte edhe një ekip i Kosovës në mundje ku po qëndronin në qytetin, Kahramanmarash, shkruan GazetaBlic Sport.
Numri i viktimave raportohet të ketë shkuar në 1900.
Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi i cili kishte kaluar një pjesë të karrierës në ligën elitare turke, ka reaguar në Twitter për ngjarjen e rëndë.
Dhimbja që përjetojmë është e papërshkrueshme. Lutjet e mia, zemra ime është me të gjithë të prekurit nga tërmeti… Shërohuni shpejt të gjithë. Zoti i mëshiroftë ata që humbën jetën, të lënduarve u uroj shërim të shpejtë.
Yaşadığımız acı tarifsiz. Dualarım, kalbim depremden etkilenen herkesle… Herkese çok geçmiş olsun. Hayatını kaybedenlere Allah'tan rahmet, yaralılara acil şifalar dilerim.
— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) February 6, 2023