Përleshja pas derbit nuk kalon pa pasoja, zbulohen dënimet për yjet e Galatasarayt dhe Fenerbahces

Përleshja pas derbit nuk kalon pa pasoja, zbulohen dënimet për yjet e Galatasarayt dhe Fenerbahces

Komiteti Disiplinor i Federatës së Futbollit të Turqisë ka shqiptuar dënime për dy futbollistët e përjashtuar me kartonë të kuq pas derbit të Stambollit mes Galatasarayt dhe Fenerbahces.

MARKETING

Shik.mk

Mbrojtësi i majtë i Fenerbahces, Archie Brown, është dënuar me tri ndeshje suspendim, ndërsa qendërmbrojtësi i Galatasarayt, Abdulkerim Bardakci, do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme.

Vendimet u morën të premten, pas përleshjes që shpërtheu mes futbollistëve të dy skuadrave të hënën, menjëherë pas përfundimit të derbit, të cilin Galatasaray e fitoi me rezultat 2-1.

Situata doli jashtë kontrollit pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, duke bërë të nevojshme edhe ndërhyrjen e Policisë për të qetësuar tensionet mes lojtarëve.

Gjyqtari i kishte ndëshkuar me kartonë të kuq Brownin dhe Bardakcin, ndërsa Roland Sallai i Galatasarayt dhe Kerem Akturkoglu i Fenerbahces kishin marrë kartonë të verdhë.

Përveç suspendimeve individuale, Federata turke ka shqiptuar edhe gjoba financiare për dy klubet.

Galatasaray është dënuar me rreth 38 mijë e 50 euro, ndërsa Fenerbahce duhet të paguajë afërsisht 23 mijë euro.

Galatasaray, kampion i katër edicioneve të fundit në Superligën turke, vazhdon të kryesojë tabelën me 22 pikë pas nëntë xhirove. Në anën tjetër, Fenerbahce renditet në vendin e pestë me 16 pikë.

MARKETING