Vazhdon greva e specializantëve privatë, për ta është i papranueshëm vendimi qeveritar që çështja të zgjidhet pas zgjedhjeve

Vazhdon greva e specializantëve privatë, për ta është i papranueshëm vendimi qeveritar që çështja të zgjidhet pas zgjedhjeve

Vazhdoi greva e mjekëve, specializantë privatë, prej se Qeveria në seancën e djeshme ka marrë vendim që statusi i specializantëve privatë të zgjidhet pas zgjedhjeve me propozim-vendime ligjore, të cilat do t’i parashikojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre.

Mbrëmë, pas përfundimit të seancës së qeverisë, specialistët privatë në Facebook kanë bërë të ditur se greva do të vazhdojë edhe sot pasi siç thonë ata, asnjë kërkesë e tyre nuk është zgjidhur dhe kanë qenë të njëjtat premtime false që kanë dëgjuar disa herë.

“As Qeveria dhe as Ministria nuk kanë kërkuar mendim nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve se a mund të plotësohet ndonjë nga kërkesat tona, siç është propozuar nga ne në vetë mbledhjen. Që do të thotë se për momentin nuk ka asnjë dëshirë nga ana e tyre për të zgjidhur problemet tona”, thuhet në postimin në Facebook të Shoqatës së Mjekëve specializantë – ShMS.

 

 

MARKETING