Vazhdojnë sulmet në qytetin lindor të Ukrainës, humbin jetën dy persona

Vazhdojnë sulmet në qytetin lindor të Ukrainës, humbin jetën dy persona

Dy persona kanë ndërruar jetë pas sulmeve në Ukrainën lindore, përkatësisht në rajonin e Donetsk.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas njoftoi se një person u vra kur predha goditi pikën e karburantit në qytetin e Toretsk. E më pas në një postim në Telegram , guvernatori rajonal Pavlo Kyrylenko tha se dy persona u vranë në sulmet në Toretsk, të cilat thuhet se përfshinin bomba ajrore me eksploziv të lartë.

Një ndërtesë shumëkatëshe u dëmtua gjithashtu në sulm, sipas atij. Ndërkohë tetë civilë u plagosën nga bombardimet.

“Çdo ditë, rusët godasin me qëllim civilët në rajonin e Donetsk”, tha Kyrylenko në Telegram

 

MARKETING