Valon Ethemi kryesori te Istanbulspori, tjetër gol dhe asist në Turqi

Valon Ethemi kryesori te Istanbulspori, tjetër gol dhe asist në Turqi

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Valon Ethemi ka qenë protagonisti kryesor me një gol dhe një asist në fitoren 2:0 të Istanbulsporit ndaj Umraniesporit të vlefshme për xhiron e 19-të në Superligën e Turqisë. Ethemi gjeti golin e parë të ndeshjes, kur në minutën e 30-të mori një asist nga shqiptari tjetër Jetmir Topalli dhe e finalizoi në gol. Ndërkohë reprezentuesi i vendit tonë, kontriboi edhe në golin e dytë të Istanbulsporit, duke bërë gjithçka mirë vet dhe në fund pasoi te Kabasakal që realizoi në portën e boshatisur. Për Valon Ethemi ky ishte goli i shtatë në këtë edicion të Superligës turke.

MARKETING