Elif Elmas rikthehet në Itali, transferohet te Atalanta

Elif Elmas rikthehet në Itali, transferohet te Atalanta

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Elif Elmas, është transferuar te Atalanta e Bergamos. Klubi italian ka konfirmuar zyrtarisht ardhjen e mesfushorit 26 vjeçar, i cili pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën. Elmas do të luajë te Atalanta në formë huazimi nga Lajpcigu. Transferimi është realizuar me insistimin e trajnerit Maurizio Sarri, i cili ka kërkuar afrimin e futbollistit. Elmas mund të luajë në disa pozicione në mesfushë dhe në repartin ofensiv, duke i ofruar trajnerit më shumë alternativa në formacion. Ky është një rikthim në futbollin italian për Elmasin, i cili më parë ka luajtur për Napolin dhe Torinon.

MARKETING

Description of image

Me Napolin, ai fitoi titullin kampion të Italisë, ndërsa sezonin e kaluar zhvilloi 42 ndeshje. Tashmë, Elmas nis një kapitull të ri me Atalantën, ku pritet të ketë një rol të rëndësishëm në skuadrën e Bergamos. /SHENJA/

MARKETING