Vala e të nxehtit: Mbi 200 thirrje në ditë në Ndihmën e Shpejtë
Vala e të nxehtit ka sjellë rritje të ndjeshme të numrit të thirrjeve drejt Ndihmës së Shpejtë Mjekësore. Sipas Daniell Georgievskit nga Ndihma e Shpejtë, çdo ditë regjistrohen mbi 200 thirrje për ndërhyrje, si në vende publike për shkak të kolapseve, ashtu edhe në banesa, ku qytetarëve u përkeqësohet gjendja shëndetësore si pasojë e temperaturave të larta.
Georgievski bëri të ditur se ekipet e Ndihmës së Shpejtë intervenojnë mesatarisht në tre deri në pesë raste kolapsi në ditë, ndërsa gjatë periudhave me temperatura ekstreme ky numër mund të rritet edhe më shumë.
Sipas tij, qytetarët më shpesh kërkojnë ndihmë për shkak të simptomave si dobësi, marramendje, të përziera, mbinxehje të organizmit dhe goditje nga nxehtësia.
Ai theksoi se në një pjesë të rasteve gjendja mund të stabilizohet edhe vetëm me këshilla të duhura dhe reagim të shpejtë, por apeloi për kujdes të shtuar, veçanërisht te personat me sëmundje kronike, pasi temperaturat e larta mund të përkeqësojnë gjendjen e tyre shëndetësore.
Ndërkohë, temperaturat e larta pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. Për këtë arsye, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar rekomandime për mbrojtjen e qytetarëve nga pasojat e vapës, të cilat mund t’i gjeni më poshtë.

