Ushtria iraniane merr përsipër sulmin me dronë në bazën ajrore amerikane në Kuvajt
Ushtria iraniane tha se filloi një sulm me dron mbi objektet “strategjike” të SHBA-së në bazën ajrore Ahmed Al Jaber në Kuvajt, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë, ushtria iraniane tha se “hangarët e avionëve luftarakë, sistemet e komunikimit satelitor dhe depot e pajisjeve” në bazë ishin shënjestruar nga dronët shpërthyes.
Ushtria e përshkroi bazën ajrore Ahmed Al Jaber si një “nyje kyçe” për operacionet ajrore dhe të mbikqyrjes dhe mbështetjen logjistike të SHBA-së.
Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga Kuvajti apo SHBA-ja mbi raportin iranian.

