Ushtria amerikane rrëzon një objekt të dyshimtë që fluturonte mbi Alaskë

Ushtria amerikane rrëzon një objekt të dyshimtë që fluturonte mbi Alaskë

Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se presidenti amerikan, Joe Biden urdhëroi ushtrinë të rrëzonte një “objekt të dyshimtë” që fluturonte mbi Alaskë.

“Departamenti i Mbrojtjes po gjurmonte një objekt që po fluturonte shumë lartë mbi hapësirën ajrore të Alaskës”, u tha gazetarëve koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për komunikimet strategjike, John Kirby, kur u pyet për thashethemet për një tjetër balonë të dyshuar spiune kineze.

Objekti, tha Kirby, po fluturonte në një lartësi prej 12 kilometrave dhe “paraqiste kërcënim për sigurinë e fluturimit civil”, raporton cnn.

Është hera e dytë që brenda një jave aeroplanët luftarakë amerikanë rrëzojnë një objekt që fluturonte mbi hapësirën ajrore amerikane.

Kirby u tha gazetarëve se pasi u konstatua se objekti fluturonte pa pilot, ai përfundimisht u rrëzua.

Objekti ishte “shumë, shumë më i vogël” se balona spiune kineze, tha Kirby, duke e krahasuar atë me “përafërsisht madhësinë e një veture të vogël”.

Ndryshe, balona e rrëzuar javën e kaluar raportohet se kishte madhësinë e tre autobusëve. /Telegrafi/

MARKETING