Unitedi kërkon Fekirin

Unitedi kërkon Fekirin

Manchester Unitedi ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit Nabil Fekir, përcjell “Sky Sports” të martën. Mësohet se Unitedi pritet ta kontaktojë Real Betisin në lidhje me transferimin e Fekirit në verë. Për ta lënë të lirë 29-vjeçarin, ekipi spanjoll po kërkon të paktën 30 milionë euro.

Fekir është pjesë e Betisit prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Lyoni dhe ka kontratë deri në vitin 2026.

Ai këtë sezon ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 3 asistime në të gjitha garat, ndërsa tek Unitedi po shihet si përforcim i duhur për mesfushën.
Krahas Unitedit, interesim për Fekirin kanë shfaqur edhe Newcastle e Leicester City.

MARKETING