Unitedi insiston për Griezmannin

Unitedi insiston për Griezmannin

Manchester Unitedi nuk ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit Antoine Griezmann. “Sky Sports” raporton të martën se ekipi anglez po synon ta transferojë Griezmannin në fund të këtij sezoni, pasi francezi po shihet si përforcim i duhur për edicionin e ardhshëm.

Griezmann ka kontratë me Atletico Madridin deri në vitin 2026, ndërsa kartoni i tij vlerësohet 30 milionë euro. 31-vjeçari këtë sezon ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë nëntë asistime në 27 paraqitje për Atleticon në të gjitha garat.

Ai u rikthye tek Atletico në verën e vitit 2021 nga Barcelona, ekip për të cilin luajti dy sezone. Griezmann karrierë në Spanjë ka bërë edhe te skuadra e Real Sociedadit.