Ulen çmimet e drithërave në rang global, shkak zgjatja e marrëveshjes së eksportit të grurit rus dhe ukrainas

Ulen çmimet e drithërave në rang global, shkak zgjatja e marrëveshjes së eksportit të grurit rus dhe ukrainas

Çmimet globale të grurit kanë rënë ndjeshëm, pasi Ukraina dhe Rusia ranë dakord për të  zgjatur marrëveshjen për dy muajt në vijim.

Kontratat e së ardhmes së grurit në Bordin e Tregtisë së Çikagos ranë 2% në 6,12 dollarë për buhel (njësia matëse për drithërat). Çmimet kanë rënë 23% që nga fillimi i vitit dhe 57% që kur arritën nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 14,30 dollarë për buhel në mars të vitit të kaluar.

“Këto marrëveshje kanë rëndësi për sigurinë globale të ushqimit. Produktet ukrainase dhe ruse ushqejnë botën”, tha António Guterres, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

Marrëveshja e grurit, e nënshkruar për herë të parë në korrik 2022, do të skadonte sot, por zyrtarët turq, rusë dhe ukrainas thanë të mërkurën se do të zgjatej edhe për dy muaj të tjerë.

 

 

Rusia kishte  kërcënuar më parë  se do të tërhiqej nga marrëveshja, duke u ankuar për një  marrëveshje të lidhur me OKB-në për të lehtësuar dërgesat e grurit dhe plehrave ruse.

MARKETING