Ukraina i përgjigjet fjalimit të Putinit

Një zyrtar i lartë ukrainas ka thënë se në fjalimin e së martës, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin “ka demonstruar hutinë e tij”.

Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë në një postim në Twitter se Rusia nuk ka “zgjidhje” për bllokadën për të cilën Putini ka thënë se është shteti i tij.

“Ai është komplet në një tjetër realitet, ku s’ka mundësi për dialog për drejtësi apo të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë ai për “Reuters”.

Të martën, Putini në një fjalim para deputetëve rusë, në prag të njëvjetorit të nisjes së pushtimit të Ukrainës, akuzoi Perëndimin për “agresion”.

MARKETING