Uji në Shkup mund të shtrenjtohet për 30 denarë

Uji në Shkup mund të shtrenjtohet për 30 denarë

Propozimi ynë është që tarifa minimale për çmimin e ujit për Shkupin të jetë 31.53 denarë, që është ulje minimale për faktin se ndihma që do të jepet me çmim më të ulët të energjisë elektrike do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme. Tarifa maksimale është 34.89 denarë, që është 9% më e lartë se ajo ekzistuese. Ky propozim do t’i dërgohet Ujësjellësi-Shkup dhe më tej ata kanë të drejtë të marrin vendimin e tyre, i cili më pas do t’i dorëzohet Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Këtë e theksoi sot kreu i Komisionit Rregullator për Energjetik, Marko Bislimoski, në një konferencë për media.

Sipas tij, nëse pranohet tarifa maksimale, kjo do të thotë rritje e ujit për 29,5 denarë në muaj.
“Vlerësojë se kjo nuk paraqet asnjë problem për qytetarët. Kjo është vetëm për 30 denarë në muaj. Për këtë llojë rritje po diskutohet”, tha Bislimovski.

MARKETING