Udhëtimi ‘horrorr’ i ekipit të Ukrainës për përballjen me Anglinë që zgjati 16 orë

Udhëtimi ‘horrorr’ i ekipit të Ukrainës për përballjen me Anglinë që zgjati 16 orë

Ukraina ka realizuar një udhëtim makthi drejt Wembleyt për ndeshjen që u zhvillua sot në kuadër kualifikimet për Euro 2024.

Trajneri Roslan Rotan këmbëngul se çdo sfidë me të cilën përballet ekipi i tij zbehet nga “mbrojtësit dhe luftëtarët” e tyre që përballen me pushtuesit rusë në vijën e parë.
Por, lufta – dhe mbyllja e hapësirës ajrore të Ukrainës – i ka detyruar lojtarët e tij të përdorin trena dhe autobusë në udhëtimin e tyre për në Angli.

Një grup lojtarësh të Rotanit, plus personeli mjekësor, realizuan një udhëtim të lodhshëm 11 orë e 45 minuta me tren nga kryeqyteti i Ukrainës, Kievi në Przemysl në Poloni.

Kjo u pasua nga një udhëtim mbi 80 kilometra, dy orë me autobus për në Rzeszoë në Poloninë juglindore.

Më pas erdhi një fluturim 2 orë dhe 9 minuta i Ryanair për në Aeroportin Stansted të Londrës përpara një udhëtimi tjetër 100 kilometra dhe 90 minutash me autobus për në hotelin Syon Park Hilton të ekipit.

Një grup tjetër lojtarësh dhe stafi stërvitor u larguan nga Lviv në një udhëtim pesë-orësh me tren përpara se të takoheshin me grupin e parë në Rzeszoë, ndërsa lojtarët e ekipit ishin larguar nga Kievi të shtunën e kaluar.

Ukraina nuk ka një fushë për të luajtur.

Ata duhet të marrin me qira stadiume përtej kufijve fqinjë për të organizuar ndeshjet kualifikuese “në shtëpi”, ndërsa ndeshjet jashtë vendit si kjo e sotme janë një makth logjistik.

Vetëm zgjedhja e një skuadre është jashtëzakonisht sfiduese për trajnerin e përkohshëm Rotan, i cili gjithashtu kujdeset për U-21 dhe është trajner i Oleksandriya, aktualisht i pesti në ligën e Ukrainës.

Tre punët e tij dhe kaosi logjistik nënkuptojnë se ai nuk mund të udhëtojë jashtë vendit për të parë ukrainasit si Oleksandr Zinchenko i Arsenalit dhe Mykhailo Mudryk i Chelseat.

Ndërsa ndeshjet e brendshme të Ukrainës luhen shpesh përpara tribunave të zbrazëta dhe ndërpriten nga sirenat e sulmit ajror.

MARKETING