“Turqia Një Zemër”: Fushata brenda 2 orëve e gjysmë mbledh rreth 5 milardë euro donacione

“Turqia Një Zemër”: Fushata brenda 2 orëve e gjysmë mbledh rreth 5 milardë euro donacione

Në fushatën “Turqia Një Zemër” (Türkiye Tek Yürek), e transmetuar drejtpërdrejt në televizionet në Turqia për mbledhjen e donacioneve për zonat e prekura nga tërmetet e fuqishme të javës së kaluar, brenda 2 orëve e gjysmë janë grumbulluar 101 miliardë e 101 milionë lira (rreth 5 miliardë euro), transmeton Anadolu.

Transmetimi, i cili ka filluar në orën 20:00 me kohën lokale, aktualisht është duke vazhduar dhe po arrijnë donacione nga Turqia dhe prej vendeve të tjera.

Ndryshe, mbi 35 mijë njerëz kanë humbur jetën nga tërmetet e 6 shkurtit me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë me epiqendër në Kahramanmaraş, nga i cili prekën mbi 13 milionë njerëz në dhjetë provinca turke, përfshirë provincat Hatay, Gaziantep, Adıyaman, Malatya, Adana, Diyarbakır, Kilis, Osmaniye dhe Şanlıurfa.

Disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndien lëkundjet e forta që goditën Turqinë jugore në interval prej më pak se 10 orësh.

MARKETING