Türkiye, tërmet me magnitudë 4.8 ballë në Kayseri

Türkiye, tërmet me magnitudë 4.8 ballë në Kayseri

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë ka ndodhur në orën 05:28 sipas kohës lokale në Kayseri të Türkiye-s, transmeton Anadolu.

Siç njofton Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), është regjistruar tërmet me magnitudë 4.8 ballë, epiqendra e të cilit ka qenë rrethi Hacılar i Kayseri-t.

Është konstatuar se tërmeti ka qenë në një thellësi prej rreth 7 kilometrash.

MARKETING