Türkiye, arrestohen 15 persona për shkak të shembjes së ndërtesave në Diyarbakir

Në Türkiye janë arrestuar 15 nga 39 të dyshuarit nën akuzën për defekte në ndërtimin e banesave të cilat u shembën në tërmetin që goditi provincën Diyarbakir, raporton Anadolu.
Prokuroria në Diyarbakir ka hapur hetime për të konstatuar defektet në ndërtimin e ndërtesave që u shembën nga tërmeti i 6 shkurtit.
Policia ka arrestuar 15 persona të dyshuar, mes tyre edhe kontraktorët, të cilët akuzohen për veprën penale “vrasje me paramendim”.
Po punohet për arrestimin e gjashtë të dyshuarve të tjerë të cilët janë në arrati.
Dy tërmete shkatërruese me intensitet 7.7 dhe 7.6 ballë sipas shkallës së Rihterit goditën pjesët jugore të Türkiye-s më 6 shkurt, epiqendra e të cilave u regjistrua në Kahramanmaraş.
Numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmetet në Türkiye është rritur në 35.418 ndërsa në Sirinë fqinje në 3.688.