Turkish Airlines evakuoi 256.754 persona nga rajonet e tërmetit

Turkish Airlines evakuoi 256.754 persona nga rajonet e tërmetit

Turkish Airlines (THY) ka evakuuar 256.754 persona nga rajonet e prekura nga tërmetet me qendër në Kahramanmaraş të Türkiye-s, transmeton Anadolu.

Drejtori i Përgjitshhëm i THY, Bilal Ekşi nga llogaria e tij në median sociale ka ndarë informacionet lidhur me fluturimet e evakuimit dhe transportit të kryera në rajonet e prekura nga tërmetet me qendër në Kahramanmaraş.

“Deri më tani lidhur me tërmetin kemi kryer 1.516 fluturime vajtje-ardhje (3.032 fluturime). Kemi evakuuar 265.754 qytetarë. Kemi dërguar 143.740 personel të ekipeve të shpëtimit dhe të ndihmës humanitare. Me 177 fluturime kargo kemi transportuar 10.753 tonë produkte të ndihmës”, theksoi Ekşi.

MARKETING