Trump: SHBA-ja do ta quajë Ngushticën e Hormuzit “Ngushtica Trump”

Trump: SHBA-ja do ta quajë Ngushticën e Hormuzit “Ngushtica Trump”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën vonë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani do ta quajnë Ngushticën e Hormuzit “Ngushtica Trump”, duke shtuar se SHBA-ja po “fiton” luftën me Iranin, transmeton Anadolu.

“(Çmimet) e naftës do të ulen sapo të fitojmë luftën me Iranin, e cila po zhvillohet tani. Ne do ta fitojmë”, tha Trump gjatë një konvente të mesmandatit të republikanëve në Dallas, Teksas.

“Ne po e fitojmë. Ne kontrollojmë Ngushticën e Hormuzit. Mendoj se Ngushticën e Hormuzit, duhet ta quajmë Ngushtica Trump. Duhet të nxjerr diçka prej saj. Ngushtica Trump. Do të quhet – zonja dhe zotërinj, do të bëj një njoftim – do ta quajmë Ngushtica Trump, dhe jam i sigurt se udhëheqja iraniane do të jetë e kënaqur me këtë”, tha ai.

Trump tha se Irani po “shpërbëhet”, duke shtuar se ka qenë “ngacmuesi i Lindjes së Mesme për 51 vjet, dhe ata nuk janë më ngacmuesit”.

Ai paralajmëroi se SHBA-ja mund të synojnë Malin Kazmë (Pickaxe) të Iranit “sepse dikush tha se kishte një lëvizje të vogël në vend”, duke pretenduar se SHBA-të janë në dijeni të të gjitha lëvizjeve në zonë.

“Ne e dimë saktësisht se çfarë po ndodh… Do ta këshilloja Iranin të mos bëhet i bezdisshëm sepse do të na duhet t’i godasim shumë fort. Nuk kemi zgjidhje tjetër, apo jo?” tha Trump duke shtuar se “Nuk mund ta lejojmë Iranin të ketë një armë bërthamore. Është shumë e thjeshtë”.

Vërejtjet e tij erdhën mes tensioneve të larta midis Iranit dhe SHBA-së mbi Ngushticën e Hormuzit, pavarësisht nënshkrimit të një memorandumi në qershor që parashikonte një marrëveshje për rihapjen e rrugës ujore strategjike si një prelud për një marrëveshje më të gjerë paqeje.

MARKETING