Trump: SHBA-ja dhe Kina spiunojnë njëra-tjetrën, por Washingtoni e bën më mirë

Trump: SHBA-ja dhe Kina spiunojnë njëra-tjetrën, por Washingtoni e bën më mirë

Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se SHBA-ja dhe Kina kryejnë spiunazh kundër njëra-tjetrës, duke pretenduar se Washingtoni është më efektiv në mbledhjen e inteligjencës sesa Pekini, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

“Ne spiunojmë Kinën, ata na spiunojnë neve”, tha Trump gjatë një interviste të drejtpërdrejtë për “Fox News” nga qyteti Shenzhen në Kinë, ku po merr pjesë në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).

“Unë mendoj se ne spiunojmë më mirë se ata”, shtoi ai. I pyetur nëse ai do të kërkonte që Kina të ndalonte spiunimin ndaj SHBA-së, Trump sugjeroi se një kërkesë e tillë nuk ka gjasa të ketë sukses duke pasur parasysh aktivitetet e inteligjencës së vetë Washingtonit.

“Ata do të më kërkojnë që të mos e bëj më dhe nuk e di nëse do ta bëja këtë”, tha ai. Trumpi theksoi rëndësinë e mbajtjes së marrëdhënieve me Pekinin, duke vënë në dukje lidhjet ekonomike dypalëshe.

“Ne bëjmë shumë biznes me Kinën”, tha ai duke përshkruar marrëdhëniet e tij me liderët e huaj si faktor pozitiv.

Deklaratat e tij erdhën ndërsa është planifikuar që ai të zhvillojë takim trepalësh të paprecedentë me presidentin kinez Xi Jinping dhe presidentin rus Vladimir Putin në margjinat e Samitit të APEC-ut në Shenzhen.

MARKETING