Trump pritet me vërshëllima masive teksa merrte pjesë në ndeshjen e finales së NBA-së

Trump pritet me vërshëllima masive teksa merrte pjesë në ndeshjen e finales së NBA-së

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u prit me vërshëllima të vazhdueshme ndërsa u bë presidenti i parë amerikan që mori pjesë në një ndeshje finale të NBA-së të hënën, transmeton Anadolu.

Pjesëmarrja e Trumpit i shtyu autoritetet të vendosin një perimetër sigurie gjithëpërfshirëse rreth “Madison Square Garden”, duke mbyllur rrugët për trafikun e automjeteve dhe duke kufizuar aksesin e këmbësorëve vetëm për mbajtësit e biletave, të cilët u detyruan të kalonin nëpër vetëm pesë pika kontrolli në rrugën e tyre për në lojën e trete.

Pakënaqësia ishte e dukshme nga shikuesit e mbledhur jashtë të cilët vërshëllyen që në momentin kur autokolona e Trumpit u afrua pranë “Garden”-it. Vërshëllimat u bënë më kumbuese brenda stadiumit kur ai u shfaq në ekranin gjigant (jumbotron) duke përshëndetur në suitën e pronarit të New York Knicks, James Dolan gjatë himnit kombëtar, duke nxitur një kor masiv reagimesh negative të dilte nga turma.

Pamjet e postuara në mediat sociale tregojnë se skena u përsërit jashtë “Garden”-it gjatë një organizimi për ndjekjen e ndeshjes në parkun publik “Bryant Park” aty pranë. Turmat e tifozëve të Knicks vërshëllyen me zë të lartë presidentin kur ai u shfaq në ekran ndërsa shumë prej tyre bënë edhe gjeste vullgare.

Knicks humbën ndeshjen e tretë me rezultatin 115-111 ndaj San Antonio Spurs. Megjithatë skuadra e New Yorkut ende udhëheq serinë me rezultatin 2-1. Ndeshja e katërt do të zhvillohet të mërkurën, poashtu në New York.

MARKETING