Trump kërkon kthimin e grantit mjedisor prej $2 miliardë dhe të fondeve mediatike prej $8 milionë

Trump kërkon kthimin e grantit mjedisor prej $2 miliardë dhe të fondeve mediatike prej $8 milionë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërkuar kthimin e 2 miliardë dollarëve në fondet federale të dhëna për një organizatë klimatike të lidhur me demokraten Stacey Abrams, si dhe të 8 milionë dollarëve abonime të mediave qeveritare, transmeton Anadolu.

Trump në platformën ‘Truth Social’ përshkallëzoi kritikën e tij ndaj shpenzimeve të administratës së ish-presidentit Joe Biden.

“A do t’i kthejë Stacey Abrams dy miliardë dollarët që i hodhën në fondin e saj mjedisor pak para marrjes së detyrës nga unë”, shkroi Trump, duke iu referuar grupit ‘Power Forward Communities’ që mori një grant 7-vjeçar të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) përmes Fondit Kombëtar të Investimeve të Pastra në gusht të vitit 2024.

Të hënën, administratori i EPA-së, Lee Zeldin, sugjeroi se grupi mori vetëm 100 dollarë para taksash në vitin 2023, duke theksuar rritjen dramatike të financimit.

“Ajo shkoi nga 100 dollarë donacione në 2,000,000,000 dollarë në vetëm një ditë? Jo keq!!! Ktheni paratë”, shkroi Trump.

– Mosmarrëveshja e abonimit në media

Trump gjithashtu vuri në pikëpyetje shpenzimet prej 8 milionë dollarësh për ‘Politico’, duke e etiketuar atë si “e dhënë” për gazetën nga administrata e Bidenit.

“Në pronësi të djemve të pasur, këto para duhet të kthehen nga DOGE, sa më shpejt që të jetë e mundur”, theksoi ai.

‘Politico’ ka mohuar marrjen e subvencioneve nga qeveria, me shefin ekzekutiv, Goli Sheikholeslami, i cili tha: “Asnjë monedhë, kurrë, në 18 vite”.

Sipas raporteve të mediave, paratë përfaqësonin të gjitha abonimet e qeverisë federale në shërbimet e organizatës së lajmeve dhe jo një fond.

Në muajin shkurt, Departamenti Amerikan i Shtetit urdhëroi ambasadat dhe konsullatat e tij në mbarë botën që të ndalojnë të gjitha abonimet e mediave që konsiderohen “jo-kritike”.

MARKETING