Tropoja e shpall qytetar nderi Ali Ahmetin
![Tropoja e shpall qytetar nderi Ali Ahmetin](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2023/01/ALi-AHmeti.jpeg)
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti është shpallur qytetar nderi i Bashkisë Tropojë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Bashkia Tropojë përmes një postimi në Facebook.
“Bashkia Tropojë ka shpallur liderin e shqiptarëve Ali Ahmetin qytetar nderi. Manifestimi do të mbahet ditën e martë, më 5 dhjetor 2023, me fillim në ora 13:00, në Pallatin e kulturës “Dardania” në Bajram Curri”, thuhet në njoftim.