Tridhjetë ditë paraburgim për anëtarin e sigurimit të Hristijan Mickoskit

Tridhjetë ditë paraburgim për anëtarin e sigurimit të Hristijan Mickoskit

Polici dhe sigurimi personal i kryeministrit, Angel Saramakov nga Velesi, mëngjesin e sotëm është dërguar në burgun e Shkupit në Shuto Orizarë dhe kundër tij policia do të ngrejë kallëzim penal për veprën penale zbulim të sekretit zyrtar.

Sipas informacioneve nga policia, Saramakov dyshohet se në këmbim të parave ka ndarë sekretet zyrtare që posedonte, me anëtarët e klanit mafioz në Gërçec.

Saramakov është denoncuar disa herë në kontrollin e brendshëm dhe ai personalisht është ankuar se është degraduar dhe është paraqitur në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Diskriminimit.

Deri në prill të vitit 2024 ai ka punuar në SPB të Velesit si inspektor i lartë për vepra pronësore, ndërsa nga prilli si inspektor për kontrolle në mjekësinë ligjore.

MARKETING