Tre të vdekur pas një orteku në Alpet e Italisë
Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me helikopter në spital.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, orteku “shpërtheu” rreth orës 12:30 në anën lindore të Punta Valgrande, një majë në Alpet Leopontine, në kufirin midis Italisë dhe Zvicrës.
Skiatorët që vdiqën “u tërhoqën zvarrë” poshtë malit me borë për disa qindra metra nga vendi ku ata kishin bërë ski në mbi 2,800 metra.
Një alarm ishte lëshuar në zonën mbi 2,100 metra, i cili paralajmëroi për “rrezik të konsiderueshëm orteku”.
Alarmi ishte në nivelin 3, ku 5 ishte më i rrezikshmi.
Nuk dihet ende nëse shpëtuesit janë lajmëruar nga një skiator që pa ortekun, apo nga dy personat e tjerë që arritën të shpëtonin veten.