Tre të lënduar në Gjermani pasi autobusi del nga rruga, përplaset për disa automjete dhe pastaj edhe me një shtëpi

Tre të lënduar në Gjermani pasi autobusi del nga rruga, përplaset për disa automjete dhe pastaj edhe me një shtëpi

Të hënën ka ndodhur një aksident jo i zakonshëm në Gjermani, kur një autobus ka përfunduar duke u përplasur me një shtëpi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vendbanimin gjerman në Castrop-Rauxel (NRW).

Shoferi i autobusit dhe pasagjeri i tij kanë mbetur të lënduar rëndë dhe janë dërguar në spital, njoftoi policia në mbrëmje.

I lënduar lehtë ka mbetur edhe banori i shtëpisë në të cilën u përplas autobusi.

Por nga përplasja është dëmtuar rëndë autobusi, si dhe shtëpia.

Madje, sipas vlerësimeve të para të zjarrfikësve, shtëpia rrezikohet nga shembja.

Është ende e paqartë pse autobusi ka humbur kontrollin.

Ai thuhet se ka dalë nga rruga, ka goditur disa automjete të parkuara në anë të rrugës dhe ka përfunduar duke u përplasur me një shtëpi.

MARKETING