Tre persona nga Vushtrria janë raportuar të zhdukur në Shkup

Tre persona nga Vushtrria janë raportuar të zhdukur në Shkup

Tre persona nga Vushtrria janë raportuar të zhdukur në Shkup.

Bëhet fjalë për Ejup Ternavn, Cennet Ternavën dhe Fatmire Shabanin – të cilët sipas familjarëve nuk kanë qasje në telefona që nga mbrëmë.

Klankosova.tv ka kontaktuar me të afërmit të cilët kanë treguar se Fatmirja e cila jeton në Gjermani kishte arritur në aeroportin e Shkupit. Vëllai i saj bashkë me gruan e tij ishin nisur për ta marrë, por që nga ai moment nuk ka asnjë sinjal nga ta.

Njëri nga familjarët e tyre tha për redaksinë se nga dogana e kanë njoftuar se të zhdukurit nuk kanë pasur hyrje drejt Kosovës.

Po ashtu, sipas këtij familjari, janë njoftuar edhe policia dhe Ambasada në Shkup, por siç tha ai, nuk e kanë shpërndarë informacionin.

Kushdo që ka informacion për personat ose automjetin e tyre të kontaktojë menjëherë në numrat: +49 1573 8465566, +49 178 3900599, +49 176 62983674 dhe +383 49 195277, ose të njoftojë Policinë.

MARKETING