Tre ditë, 138 kontrolle! Gjoba për 11 transportues, përfshirë edhe ‘Durmo Turs’

Tre ditë, 138 kontrolle! Gjoba për 11 transportues, përfshirë edhe ‘Durmo Turs’

Janë gjobitur 11 kompani transportuese, mes tyre Durmo Turs, autobusi i së cilës shkaktoi tragjedinë në Llaskarcë, njoftoi Inspektorati i Transportit. Thonë se nga 138 kontrolle të kryera në tri ditë, te 21 persona juridikë dhe fizikë janë konstatuar parregullsi në transportin e udhëtarëve dhe mallrave. Shumica e subjekteve juridike kanë pasur shoferë të cilët nuk kanë pasur certifikatë për shofer, disa kanë transportuar mallra të rrezikshme, të tjerët, në përputhje me ligjin e transportit, kanë përdorur gabimisht tahografin dhe disa nga transportuesit kanë transportuar pa urdhër rrugor ose i njëjti nuk ka qenë i plotësuar siç duhet.

MARKETING