Sherr masiv në Parlament, deputeti i PD përplaset fizikisht me ish-ministrin e Brendshëm

Sherr masiv në Parlament, deputeti i PD përplaset fizikisht me ish-ministrin e Brendshëm

Parlamenti është përfshirë nga tensione dhe përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në seancën e së enjtes.

MARKETING

Shik.mk

Deputeti i PD Flamur Noka është turrur drejt krahut të mazhorancës për t’u marrë kartonat e votimit, ndërkohë që në aksion me të janë përfshirë edhe deputetë të tjerë.

Në një moment deputeti demokrat Fidel Kreka ka goditur me kartonin e votimit dhe më tej shtyrë ish-ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha duke u përplasur fizikisht mes tyre.

Në përplasje janë përfshirë menjëherë edhe deputetë e tjerë nga të dy krahët duke krijuar një situatë kaosi dhe sherri masiv mes ligjvënësve.

 

MARKETING