Trajkovski: ISHT nga sot do të fillojë t’i dënojë tregtarët të cilët nuk i kanë ulur marzhet e fitimit në përputhje me vendimin e Qeverisë
Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) prej mesditës së sotme do të fillojë me dënimin e tregtarëve të cilët nuk i kanë vendosur shenjat “më pak shpenzime, më shumë për ty” dhe nuk i shesin me çmim më të ulët produktet për të cilat Qeveria mori vendim për të kufizuar marzhin e tyre të fitimit”, paralajmëroi në deklaratën për MIA-n drejtori i ISHT-së, Goran Trajkovski.
Siç theksoi, në kontrollet në terren që kanë kryer dje deri në orën 21:00 kanë konstatuar se marketet nuk kishin vendosur shenjat e nevojshme, me të cilat duhej të shënonin produktet në të cilat Qeveria vendosi marzhe më të ulëta fitimi, edhe pse ISHT-ja u kishte dhënë afat për ta bërë këtë deri në fund të ditës së djeshme.
“Ekipet e ISHT-së që nga mëngjesi i sotëm janë në terren në të gjithë vendin dhe sot nga ora 12 ose 13 do të fillojnë të ndëshkojnë marketet që nuk përmbushin detyrimet”, deklaroi Trajkovski për MIA-n dhe shtoi se marketet po ankohen se nuk kanë pasur kohë që të vendosin shenjat “më pak shpenzime, më shumë për ty”.
Qeveria me kufizimin e marzhës së 70 produkteve themelore ushqimore priti çmimet e tyre të ulen për 10 për qind. Në përputhje me vendimin e Qeverisë, tregtarët duhej të shënonin produktet me zbritje me shenjën”më pak shpenzime, më shumë për ty”.