Tragjedi ajrore, avioni aksidentohet para uljes në pistë, dhjetëra viktima
Të paktën 40 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti ajror në Nepal.
Sipas të dhënave nga mediat një avion me 72 persona në bord i kompanisë Yeti Airlines është përplasur në tokë ndërsa po përpiqej të ulej në aeroport.
Avioni ishte nisur nga Katmanduja dhe u aksidentua gjatë uljes në aeroportin e Pokharas, në distriktin e Kaskit.
Autoritetet i kanë ende të paqarta shkaqet e këtij aksidentit, ndërkohë që bilanci i viktimave pritet të rritet dhe më tej.
Mjeti fluturues ra shumë pranë një zone të banuar, banorët e së cilës, me mjete rrethanore shkuan menjëherë në ndihmë të pasagjerëve.