Tottenham thyen Manchester Cityn, në Londër vendos një gol i Kane

Tottenham thyen Manchester Cityn, në Londër vendos një gol i Kane

Tottenham ka mundur minimalisht në shtëpi me shifrat 1-0 skuadrën e Manchester Cityt, në ndeshjen e vlefshme për Premier League. Një gafë e “Qytetarëve” shfrytëzohet nga Hojbjerg, i cili asistoi për Kane. Sulmuesi anglez gjuajti saktë nga brenda zonës, duke zhbllokuar shifrat.
Të besuarit e Guardiolës dominuan takimin, por djemtë e Contes ishin mirë të pozicionuar në prapavijë, duke mos lënë pothuajse aspak hapësira.
Spurs e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak, pasi Romero u ndëshkua në fund me kartonin e dytë të verdhë.

City renditet në vendin e dytë me 45 pikë, ndërsa Tottenham e pesta me 39 pikë.

MARKETING