Juventusi pendohet që e la Zhegrovën jashtë listës evropiane

Juventusi pendohet që e la Zhegrovën jashtë listës evropiane

Edon Zhegrova pritej të largohej nga Juventusi gjatë verës, pavarësisht disa paraqitjeve të mira në fazën përgatitore.

MARKETING

Shik.mk

Për këtë arsye, klubi torinez nuk e përfshiu në listën e lojtarëve për Ligën e Evropës.

Megjithatë, sipas “TuttoJuve”, ky vendim tashmë po shihet si një gabim nga bardhezinjtë.

Zhegrova ka treguar përmirësim që nga fillimi i sezonit dhe paraqitjet e tij mund t’i kishin ndihmuar Juventusit edhe në garat evropiane.

Klubi e konsideron kosovarin një lojtar të rëndësishëm, por nuk do të mund ta përdorë atë në Ligën e Evropës deri në fazën tjetër të kompeticionit.

Lëndimi i Conceiçãos ia hap rrugën Zhegrovës

Lëndimi i Francisco Conceição mund t’ia japë Zhegrovës mundësinë të luajë më shpesh nga minuta e parë në ndeshjet e kampionatit italian.

Deri më tani, kosovari ka qenë më efektiv kur është aktivizuar në pjesën e dytë.
Në ato momente, mbrojtësit kundërshtarë janë më të lodhur dhe driblimet e tij nga krahu i djathtë mund të bëhen vendimtare.
Tani, Juventusi shpreson që ai ta dëshmojë veten edhe si titullar dhe ta shfrytëzojë mundësinë e krijuar nga mungesa e Conceição.

Zhegrova duhet ta shfrytëzojë rastin

Paraqitjet e fundit të Zhegrovës kanë bërë që Juventusi ta rishikojë vlerësimin për të.

Përjashtimi nga lista për Ligën e Evropës duket gjithnjë e më shumë si një vendim i gabuar, por tani fokusi është te kontributi i tij në Serie A.

Shpejtësia, driblimet dhe aftësia për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjeve mund ta bëjnë Zhegrovën një armë të rëndësishme për bardhezinjtë.

Tashmë, gjithçka varet nga kosovari: ai duhet ta shfrytëzojë mundësinë për të fituar më shumë hapësirë dhe për të dëshmuar se e meriton një rol më të madh në skuadrën torineze.

MARKETING