Bessent: Trump dhe Xi ranë dakord që njerëzit duhet të mbeten përgjegjës për vendimet ushtarake të IA-së

Bessent: Trump dhe Xi ranë dakord që njerëzit duhet të mbeten përgjegjës për vendimet ushtarake të IA-së

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, ka deklaruar se presidenti amerikan, Donald Trump dhe presidenti kinez, Xi Jinping, ranë dakord që njerëzit duhet të jenë gjithmonë të përfshirë në vendimet ushtarake të marra nga inteligjenca artificiale, transmeton Anadolu.

“Besoj se ishte shumë e rëndësishme që presidenti Trump dhe presidenti Xi ranë dakord se njerëzit duhet të jenë gjithmonë të përfshirë në çdo vendim ushtarak që merr inteligjenca artificiale dhe se inteligjenca artificiale nuk duhet t’i lejohet të veprojë në mënyrë autonome për veprime të mëdha ushtarake”, tha Bessent për CNBC, duke përdorur termin “SI” ose superinteligjencë për këtë teknologji.

Bessent tha se pati gjithashtu një “diskutim shumë të gjerë lidhur me atë që mund të bëhet për të frenuar rritjen e armëve bërthamore”.

Ai tha se liderët zhvilluan “një diskutim të gjerë mbi politikën tregtare dhe inteligjencës artificiale”, si dhe diskutuan luftën Rusi-Ukrainë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Trump, Xi dhe Putin u takuan dje në Shenzhen të Kinës, në margjinat e samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).

Në një deklaratë të përbashkët pas takimit, të tre liderët riafirmuan se “një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të zhvillohet kurrë”.

MARKETING