Toshkovski – Varns: Maqedonia e Veriut dhe SHBA-ja mbeten partnerë të fuqishëm,
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zhvilloi sot një takim me ushtruesen e detyrës ambasadore të SHBA-së në vend, Nikoll Varns, ku u konfirmua përkushtimi për forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik mes dy vendeve.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, sundimit të ligjit dhe përballjes me sfidat bashkëkohore. Theks i veçantë iu vu rezultateve nga vizita e fundit e punës në Shtetet e Bashkuara dhe dialogu strategjik i zhvilluar në Uashington.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, u vlerësua se bashkëpunimi dypalësh është në nivel të lartë dhe se partneriteti me SHBA-në ka rol të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve të sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
Në takim, palët shprehën gatishmëri për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe zbatimin e nismave të përbashkëta në funksion të forcimit të institucioneve dhe sigurisë rajonale.

