Toshkovski: Numri i të vdekurve nga tragjedia në Koçani shkon në 59, prej tyre 35 janë identifikuar

Numri i të vdekurve shkon në 59, mbi 150 të lënduar
Ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski, ka deklaruar se sipas informacioneve me të cilat disponojnë kanë numri i viktimave ka arritur në 59, prej tyre 35 janë identifikuar.
“Nga të identifikuarit 31 janë nga Kоçani dhe 4 nga Shtipi. Sipas informacioneve të lënduar janë 155 dhe janë nëpër spitalet e shtetit”, tha Toshkosvski.
Ai tha se edhe një polic është në mesin e viktimave. /SHENJA/