Toshkovski: Diskoteka ka patur dy licenca jo legale dhe të falsifikuara!

Toshkovski: Diskoteka ka patur dy licenca jo legale dhe të falsifikuara!

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në konferencë për media tha se kompania që ka menaxhuar diskotekën “Puls” në Koçan nuk ka licencë legale për punë, gjegjësisht i ka shfrytëzuar dy licenca jolegale dhe të falsifikuar.
Ai tha se çështja e licencës është e lidhur me mito dhe korrupsion.
“Licencë legale për punë kjo kompani nuk ka! Por dua një ta them, kjo është që edhe kjo licencë, si shumë punë të tjera në të kaluarën në Maqedoni, është e lidhur me mito dhe korrupsion. Dhe dua t’i theksoj opinionit të Maqedonisë se për dallim nga e kaluara, në këtë rast kanë emër dhe mbiemër ata që janë të përfshirë drejtpërdrejt në mënyrën ilegale të dhënies së licencave”, tha mes tjerash Toshkovski.

MARKETING