Neser xhiroja e 27-të, Struga pret Pobedën, Shkëndija ndaj Tikveshit

Neser xhiroja e 27-të, Struga pret Pobedën, Shkëndija ndaj Tikveshit

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut këtë të shtune sjell pesë ndeshjet e xhiros së 27-të. Liderët e renditjes, Struga në shtëpi do të presin Pobedën, në të cilën ndeshje shihen favorit për ti marrë fitore dhe për të lënë mbrapa barazimin me Skopjen në xhiron e kaluar.

Shkëndija rikthehet të luajë në Tetovë dhe në këtë xhiro do të jetë nikoqire e Tikveshit. Tetovarët pas eliminimit nga Kupa, objektivi i vetëm i sezonit iu mbetet titulli i kampionit dhe me çdo kusht dëshirojnë ta arrijnë deri në përfundim të këtij sezoni kur kanë mbetur edhe shtatë xhiro për tu zhvilluar.

Shkupi në këtë xhiro është e lirë, ndërsa përplasje interesante do të ketë në kryeqytet ku Makedonija Gjorçe Petrovi do të pret Akademia Pandevin, ndërsa në dy takimet tjera përballen Rabotniçki me Skopjen dhe Sileksi me Bregallnicën e Shtipit.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 27-të në elitë, luhen të shtunën, duke nisur nga ora 16:00. /SHENJA/

MARKETING