Tjetër tërmet në Turqi, informatat e para tregojnë se bëhet fjalë për një goditje me magnitudë 4.9

Tjetër tërmet në Turqi, informatat e para tregojnë se bëhet fjalë për një goditje me magnitudë 4.9

Një tërmet me magnitudë 4.9 ka goditur në lagjen Yeşilyurt të Malatyas, Turqi.
Sipas informacionit në faqen e internetit të Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një tërmet me magnitudë 4.9 ka ndodhur në orën 19.29 në lagjen Yeşilyurt të Malatya.

Siç vënë në pah mediat turke, përcjell Telegrafi, është konstatuar se lëkundjet ka ndodhur në një thellësi prej 7 kilometrash.
Nga qendrat e thirrjeve emergjente deri më tani nuk është marrë asnjë njoftim për ndonjë pasojë.


Një lajm i tillë vjen pas njoftimeve se numri i viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri (të hënën) ka shkuar në mbi 30 mijë.

Deri më tani janë konfirmuar 29.605 të vdekur në Turqi, kurse 3.553 tjerë në Siri.

Në anën tjetër, gjasat për të mbijetuar janë duke u zbehur, për faktin se kanë kaluar gati një javë.

Është konfirmuar se 99 vende të ndryshme të botës, tashmë kanë dërguar ekipet e tyre të shpëtimit për ta ndihmuar popullin turk në gjetjen e të mbijetuarve.

MARKETING