Tjetër grumbullim me Shqipërinë U16 për tetovarin Arti Selmani

Tjetër grumbullim me Shqipërinë U16 për tetovarin Arti Selmani

Paraqitjet e mira me moshat e Shkëndijës, si dhe përshtypja pozitive e lënë në grumbullimin e parë, kanë bërë që Arti Selmani sërish të ishte pjesë e gjeneratës U16 të kombëtares së Shqipërisë.

Kompetentët në Federatën Shqiptare të Futbollit për seleksioninet nga Departamenti i Ekipeve Kombëtare të FSHF-së u grumbulluan në mesjavë (15 dhe 16 mars) në Durrës, derisa pjesë e ekipit ishte edhe sulmuesi i Shkëndijës së Tetovës.

Djaloshi nga Nerashti i Tetovës me performansat e tij duket se ka hyrë në listën e Sulejman Mema-s, derisa mbetet të shihet nëse paraqitja e 16 marsit Arti Selmanit do t’i sjellë tjetër grumbullim me shpresat e Shqipërisë.

 

MARKETING