Tifozët e PSG-së në mbështetje të Palestinës
Tifozët e klubit francez PSG, në ndeshjen e mbrëmshme kundër klubit spanjoll Atletico Madrid në kuadër të UEFA Ligës së Kampionëve, kanë shpalosur pankartë me mbishkrimin “Palestina e Lirë”, raporton Anadolu.
Tifozët shpalosën një pankartë të madhe me mbishkrimin: “Palestina e Lirë” në anglisht dhe një më të vogël me mbishkrimin, “Beteja në fushë, por paqe në botë” në frëngjisht përpara nisjes së ndeshjes në stadiumin Parc des Princes në kryeqytetin Paris.
Pankarta gjithashtu kishte pamje Kupola e Shkëmbit në Kuds si dhe flamujt e Palestinës dhe Libanit.
Ndeshjen midis dy ekipeve e fitoi klubi mysafir me një rezultat prej 2-1.
Izraeli ka vazhduar ofensivën shkatërruese në Gaza që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023, duke vrarë afro 43.400 njerëz dhe duke e bërë enklavën pothuajse të pabanueshme.
Izraeli përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për veprimet e tij në enklavën e bllokuar.