Thirrje për suspendimin e Gjokoviqit

Thirrje për suspendimin e Gjokoviqit

Tenisti serb, Novak Gjokoviq, vazhdon të jetë figurë kontroverse e sportit. Gjatë “Davis Cup” ai refuzoi një test të dopingut para lojës. Disa e kanë kuptuar veprimin e tij, por disa kërkojnë që Gjokoviq të dënohet.
Ish-çiklisti francez, Marc Madiot, ka thënë se Gjokoviq duhet të suspendohet për refuzim të testimit për doping. Madiot ka shpjeguar se pse testimet para ndeshjeve janë të rëndësishme dhe se si ato nuk janë të njëjta me testet që bëhen pas ndeshjeve.
“Ai ka refuzuar të testohet para garës. Nëse antidopingu e kryen punën e tij, Gjokoviqi duhet të suspendohet. Ai refuzoi testimin para garës, ndërsa e bëri një të tillë pas garës. Në çiklizëm nëse refuzon testimin, atëherë llogaritet se ke dalë pozitiv. Nëse del pozitiv, dënohesh. Nuk keni të drejtë të refuzoni testimin. Kështu janë rregullat”, ka thënë Madiot për mediat franceze.

Deklarata e tij është publikuar shumë të dielën mbrëma. Gjokoviq dhe tenistët tjerë serbë u kritikuan edhe që dolën në fushë me këngë që Kosovën e shohin pjesë të Serbisë.

MARKETING