Thellohet skandali i Barcelonës: Dëshmon tani një ish-gjyqtar për rastin “Negreira”

Thellohet skandali i Barcelonës: Dëshmon tani një ish-gjyqtar për rastin “Negreira”

Rasti “Negreira” vazhdon të bëjë bujë, me detaje të reja që dalin pothuajse çdo ditë. Megjithatë, një ish-gjyqtar ka dalë me një deklaratë befasuese dhe që mund të zgjojë interesin për prokurorinë e Spanjës.

Të hënën, presidenti i La Ligas, Javier Tebas bëri thirrje për dorëheqjen e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, nëse ai nuk mund të jepte një shpjegim për këtë çështje. Kjo u prit me një reagim të fortë nga ky i fundit, i cili akuzoi Tebasin se ishte i fiksuar pas ndëshkimit të katalunasëve.

Të dy aktualisht janë në pritje të rezultateve të hetimeve para se të lëvizin tutje, por një ish-arbitër ka bërë një sërë deklaratash interesante. Duke folur për RadioMarca, Alberto Gimenez deklaroi se personalisht i është bërë presion nga Enriquez Negreira.

“Negreira më bëri presion. Ai më takoi me gjyqtarë të tjerë dhe më tha: ‘Hej pulë, ki kujdes me atë që thua në televizion. Ju tashmë më kuptoni. Kini kujdes’, ka një formulë për rregullimin e ndeshjeve. Është një kurth për budallenjtë: ‘Unë jam mik i dikujt që do të të mbështesë, ti më jep rezultate në fushë dhe unë do ta rregulloj për ty’”, kështu e nisi deklarimin e tij Gimenez.

“Nëse rezultati është negativ, paratë kthehen. Nëse është pozitiv, i merrja paratë. Nëse humbet dhe i kthen paratë, më thanë se kisha një shans tjetër”.

Megjithatë Gimenez hodhi gjithashtu dyshime mbi aftësinë aktuale të Negreira për të ndikuar në çështjet.

“Ai gjithmonë është mburrur se ka një ndikim. Ai e ka shitur atë sikur të ishte një lider dhe të drejtonte Komitetin e Gjyqtarëve. Dhe ai ia shiti Barcelonës ashtu. Negreira ishte lideri i vetëshpallur. Nuk e kam besuar kurrë. Gjithmonë kam mbajtur distanca me të”, vazhdoi rrëfimi i tij.

“Unë do të thosha që kur gjyqtarët filluan të marrin këto rroga, këto praktika pothuajse kanë përfunduar, janë zhdukur”, ka shtuar më tej Gimenez.

Të martën, të gjitha klubet e La Ligas lëshuan një deklaratë të përbashkët për këtë çështje, përveç Barcelonës dhe Real Madridit.

MARKETING