“The Best FIFA Football Awards”, shpallen fituesit, “mbreti” është Lionel Messi

“The Best FIFA Football Awards”, shpallen fituesit, “mbreti” është Lionel Messi

Paradë “yjesh” të futbollit në Paris, ku u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve të edicionit të shtatë të “The Best FIFA Football Awards”.

MARKETING

Description of image

Kishte shumë çmime për t’u rrëmbyer, por, kuptohet, në qendër të vëmendjes është çmimi “Lojtari më i mirë” për të cilin janë në garë Karim Benzema, Kylian Mbappé dhe Lionel Messi.

Lionel Messi mposht dyshen franceze

Lionel Messi është “Lojtari më i mirë i FIFA-s” për vitin 2022. Argjentinasi, kampion bote në Katar 2022, sikurse pritej mposhti konkurrencën e Karim Benzemasë dhe Kylian Mbapesë: “Është kënaqësi të jem këtu dhe të fitoj – tha ai -. Falënderoj të gjithë lojtarët dhe trajnerin e Argjentinës. Kjo është një çmim grupi. O Zot, kam mundur të fitoj Kupën e Botës! Falënderoj familjen time dhe argjentinasit që e kanë përjetuar ashtu siç e kemi përjetuar ne Kupën e Botës. Një puthje për fëmijët e mi që po më shikojnë.”

Alexia Putellas ” Lojtarja më e mirë”
Infantino rikthehet në skenë. Çmimi “The Best FIFA – Best Female Female” shkon për Alexia Putellas. “Ylli” i Barcelonës përsërit suksesin e sezonit të kaluar.

Formacioni më i mirë për meshkuj

Top-11 për meshkujt përbëhet nga: Courtois, Hakimi, Cancelo, Van Dijk, De Bruyne, Modric, Casemiro, Messi, Mbappé, Benzema, Haaland.

Formacioni më i mirë i femrave

Top-11 i FIFA-s për femra përbëhet nga: Christiane Endler, Lucy Bronze, Maria Leon, Leah Williamson, Wendie Renard, Alexia Putellas, Keira Walsh, Lena Oberdof, Alex Morgan, Sam Kerr, Beth Mead.

Tifozët e Argjentinës marrin “Çmimi më i mirë i tifozëve të FIFA-s”

“Çmimi më i mirë i tifozëve të FIFA-s” shkon për tifozët e Argjentinës. Në skenë u ngjit një mbështetës i kampionëve të botës me një daulle.

Lionel Scaloni, “Trajneri më i mirë”
Fabio Capello i dhuron Lionel Scalonit çmimin “The Best FIFA – Best Men’s Coach”.

“Është një çmim që vjen falë lojtarëve dhe është i rëndësishëm. Falënderoj 26 lojtarët për suksesin në Kupën e Botës. Faleminderit federatës argjentinase që më dha mundësinë për të fituar një Kupë Bote. Nuk ka asgjë më të bukur se sa të shohësh njerëzit e vendit tënd të lumtur. Djemtë luajtën dhe fituan për ta – deklaroi Sclaloni. – Këtë çmim ia dedikoj familjes sime”, përfundoi ai.

Emiliano Martinez “Portieri më i mirë”
Julio Cesar i dhuroi Emiliano Martinezit çmimin “Portieri më i mirë”: “Të gjithë e dinë historinë time dhe përgatitjen e madhe që bëra duke fituar Kupën e Botës në moshën 36-vjeçare. Të qenët argjentinas dhe ngritja e Kupës së Botës ishte e pabesueshme. Falë familjes sime, Aston Villas dhe Argjentinës, kam arritur ëndrrën e jetës sime. Kur njerëzit më pyesin se cilët janë idhujt e mi, gjithmonë mendoj për babanë dhe nënën time. Ata janë idhujt e mi”,  – tha Martinez.

Mary Earps “Portierja më i mirë”
Didier Drogba i dhuroi anglezes Mary Earps çmimin për “Portierja më e mirë”: “Faleminderit atyre që më votuan. Jam e nderuar”,  – tha ajo.
Çmimi “Puskás” shkoi  për Marcin Oleksy
Alessandro Del Piero i dorëzoi çmimin “Puskás, goli më i mirë i vitit”, Marcin Oleksy-t, sulmuesit pa një këmbë që shënoi një gol të jashtëzakonshëm me roveshatë  në ndeshjen mes Warta Poznan-Stal Rzeszow.

MARKETING