Tetovari Ron Aliji firmos kontratë profesionale me FC Nordsjælland në Danimarkë

Tetovari Ron Aliji firmos kontratë profesionale me FC Nordsjælland në Danimarkë

Me vetëm 15 vjeç vjen kontrata e parë profesionale për tetovarin Ron Aliji, i cili me ndërmjetësim të agjentit shqiptar Bajram Fetai firmos me FC Nordsjælland që militon në elitën e futbollit në Danimarkë. Paraqitjet pozitive me moshat e reja bindën drejtuesit e klubit ta lidhin me kontratë tre vjeçare e që nënkupton që djaloshi nga Nerashti i Tetovës me qëndrim në Kopenhagen periudhën që pason do të ketë trajtim serioz te FC Nordsjælland. Lajmin për firmosje  e kontratës e kanë bërë publike agjenti Bajram Fetai, si dhe babai i Ronit, Bashkim Aliji.

Shumë urime për 15 vjeçarin Ron Aliji për kontratën e parë profesionale me FC Nordsjælland. Mirësevjen te BTAMAPS, jemi krenar të jemi pjesë e xhiros suaj”, shkuan Bajram Fetai.

Është një ditë ekstra e veçantë, pasi Roni nënshkruajti kontratën e tij të parë me FC Nordsjælland. Ne si familje jemi tepër krenarë dhe të lumtur në emër të tij. Duket qartë se Roni ka bërë shumë punë dhe përkushtim në zhvillimin e tij si futbollist.

“Një falenderim i madh për agjencinë daneze të futbollit, BTAM, e cila mbështet Ronin si lojtar. Në të njëjtën kohë, është e mrekullueshme të dëgjosh se FC Nordsjælland ka treguar besim te Roni dhe ka hartuar një plan për tre vitet e tij të ardhshme. Është një kapitull emocionues për të filluar dhe duket sikur Roni është gati të përballojë sfidat me entuziazëm dhe përkushtim. Fat i mirë për Ronin me aventurën e tij të ardhshme në FC Nordsjælland!”, thuhet në postimin e Bashkim Alijit, familja shqiptare nga Nerashti i Tetovës me veprim në Danimarkë.

MARKETING