Temperaturat ditore nga e marta do të ulen për disa gradë

Temperaturat ditore nga e marta do të ulen për disa gradë

Temperaturat ditore nga e marta do të zbresin për disa gradë, paralajmëron Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Deri të hënën, siç theksojnë prej atje, do të mbaj mot shumë i ngrohtë dhe do të jetë aktiv niveli i verdhë për rrezikun e temperaturës së lartë. Të hënën kah fundi i ditës vranësirat do të rriten, ndërsa gjatë natës dhe të martën do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie.

Nga e marta temperaturat ditore do të arrijnë deri në 34 gradë, ose 32 gradë.

Siç ka njoftuar edhe më herët DPHM, pasdite pjesërisht në pjesët jugore do të ketë vranësira jostabile me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima të përcjella madje me erë të fuqishme. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi jugor. Temperaturat maksimale do të sillen nga 30 deri në 38 gradë. Në Shkup gjithashtu do të ketë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare, pasdite me kushte për mot jostabil në disa pjesë të rajonit.

MARKETING