Tejkalohet shuma e ofruar nga Jim Ratcliffe: Sheikh Jassim përmirëson ofertën për blerjen e Manchester United

Tejkalohet shuma e ofruar nga Jim Ratcliffe: Sheikh Jassim përmirëson ofertën për blerjen e Manchester United

Sheikh Jassim ka paraqitur një ofertë të dytë për Manchester United gjatë natës së kaluar.

Përfaqësuesit e tij konfirmuan se një tjetër ofertë është paraqitur, sipas asaj që raporton BBC.

Pretendohet se grupi i Sheikh Jassim janë “të sigurt” se do e fitojnë garën për blerjen e Manchester United me ofertën që kanë propozuar.

Ata gjithashtu besojnë se oferta është më e mira për United dhe komunitetin lokal.

Sky Sports raporton se oferta është rreth 5.8 miliardë euro.

Pronarët aktualë Glazers vlerësojnë Manchester United në 6.8 miliardë euro.

Ndërkohë, njeriu më i pasur i Britanisë, Sir Jim Ratcliffe,  dorëzoi  ofertën e tij të përmirësuar prej 5.5 miliardë euro, 24 orë përpara afatit përfundimtar të së premtes në orën 16:00.

Sheikh Jassim nga ana tjetër po luante një lojë “guximi” me agjentët e shitjes së Manchester United pasi ai në mënyrë efektive deklaroi orarin e tij të ofertës.

Por, oferta thuhet se mbërriti brenda natës të së premtes.

MARKETING