Të shtëna me armë zjarri në Haraçinë, ka të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Haraçinë, ka të plagosur

Të shtëna dhe sulm me armë zjarri pasdite e sotme ka ndodhur në Haraçinë, ndërsa sipas informacioneve të konfirmuara qëllimi i sulmit ka qenë kryetari i komunës, Ridvan Ibrahimi.
Është lënduar të paktën një person i cili ka qenë në shoqërimin e kryetarit të komunës, gjegjësisht pjesë e sigurimit.
I plagosuri është dërguar në Qendrën Urgjente.
Drejt Haraçinës janë nisur njësi policore për të kryer hetime në vendin e ngjarjes.
Pritet edhe nga policia konfirmim zyrtar dhe detaje për rastin.

MARKETING